PSG refuzon tre yjet e Barcelonës, do vetëm para për Neymar-in
Sharr Travel

PSG refuzon tre yjet e Barcelonës, do vetëm para për Neymar-in

PSG ka vendosur të mos pranojë shkëmbime mes lojtarëve nga Barcelona në shkëmbim për sulmuesin Neymar.

Gjiganti katalunas që nga viti i kaluar është duke provuar ta rikthejë Neymar, por të gjitha ofertat janë refuzuar nga kampioni i Ligue 1.

Sipas Sport, Barcelona i ka dhënë mundësi zgjedhje PSG-së duke i ofruar Antoine Griezmann, Ousmane Dembele dhe Samuel Umtiti, por gjiganti francez i ka refuzuar të tre.

Thuhet se PSG do vetëm para për ta lejuar Neymar të largohet, kartoni i të cilit vlen 150 milionë euro, raporton arbreshi.

Mbetet të shihet nëse Barcelona gjatë verës do e blejë kapitenin e Brazilit për 150 milionë euro, ose do shikojë alternativat e tjera.