Yuri Kim u shpreh se tashmë ‘topi’ ishte në fushën e Bashës
Sharr Travel

Yuri Kim u shpreh se tashmë ‘topi’ ishte në fushën e Bashës

Yuri Kim u shpreh se tashmë ‘topi’ ishte në fushën e Bashës, ndërkaq kryedemokrati i përgjigjet se ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur.

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka dalë me një deklaratë nga selia blu për të folur në lidhje me marrëveshjen për Reformën Zgjedhore.

Ambasadorja e SHBA-ve u shpreh pak më parë se Partia Socialiste kishte bërë të gjitha lëshimet  mundshme dhe se tashmë Topi ishte në fushën e Bashës.

Kryetari i opozitës jashtëparlamentare në një deklaratë të shkurtër për mediat u shpreh se ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur.

Tutje Basha deklaron se është bërë progres drejt dakordësisë për administrimin zgjedhor. Ka mbetur vetëm një çështje pa zgjidhur. Dua të siguroj shqiptarët që opozita e bashkuar do të bëjë gjithçka për votën e lirë dhe të ndershme, ju faleminderit./TCH