VIDEO-Kryqi i Kuq i Kosovës, ndihmoi shumë familje në kohë pandemie
RTKlive
Kryqi i Kuq i Kosovës, ka bërë shumë punë gjatë kohës së pandemisë Covid19.
Armend Shala nga Kryqi i Kuq i Kosovës, tha se kanë pasur të angazhuar vullnetarë në kohën e pandemisë dhe për këtë atyre që kanë pasur nevojë u kanë gjendur afër duke u ndihmuar me ndihma të ndryshme dhe për këtë atyre që kanë pasur nevojë u kanë gjendur afër duke u ndihmuar me ndihma të ndryshme.
Shala vlerësoi se kanë arritur të menaxhojnë mirë periudhën në kohën e pandemisë për ata që kanë pasur nevojë. “Kemi shpërndarë pako për ata që kanë pasur nevojë dhe për disa institucione që kanë pasur nevojë”, tha ai sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Shala bëri me dije se janë në fazë të implementimit të projekteve “Personat e moshuar dhe pa përkujdesje familjare” dhe mbështetjen e viktimave të dhunës në familje’, .
Ndryshe Kryqi i Kuq i Kosovës, është e vetmja Shoqatë Kombëtare në Republikën e Kosovës e cila zhvillon programe dhe veprimtari brenda kornizave të përcaktuara me Ligjin nr. 03/L-179 për Kryqin e Kuq të Kosovës, rregullave dhe rregulloreve të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq dhe Gjysmëhënës së Kuqe. Republika e Kosovës e njeh Kryqin e Kuq të Kosovës, Shoqatë Kombëtare autonome e cila punon për të mirën publike, si ndihmëse e autoriteteve të angazhuara në sferën humanitare. Kryqi i Kuq i Kosovës respekton dhe udhëhiqet në veprimtarinë e vet nga Parimet Themelore të Lëvizjes Ndërkombëtare të Kryqit të Kuq/Gjysmëhënës së Kuqe dhe të së Drejtës Ndërkombëtare Humanitare.























