Maluma i frustruar me koronavirusin: Dua të kthehem me koncerte
Sharr Travel

Maluma i frustruar me koronavirusin: Dua të kthehem me koncerte

Këngëtari i njohur latin, Maluma njihet për hitet e tij të shumta.

Ai gjithashtu njihet për atmosferën që e krijon nëpër koncertet e tij, që janë mjaft të shpeshta nëpër vende të ndryshme nëpër botë.

Maluma gjithashtu njihet si një mashkull mjaft aktiv dhe atraktiv edhe me paraqitjet e tij nëpër rrjetet sociale, ku ndiqet nga më shumë se 50 milionë fansa.

Së fundmi, ai ka publikuar një fotografi në llogarinë e tij në Instagram, duke treguar se i ka ardhë në ‘maje të hundës’ koronavirusi dhe se dëshiron që së shpejti të kthehet në koncerte nëpër turneun e tij gjithandej nëpër botë.