Messi tremb Barcelonën, zbulohet sa kohë i duhet për rikuperimin
Sharr Travel

Messi tremb Barcelonën, zbulohet sa kohë i duhet për rikuperimin

Lionel Messi ka pësuar një dëmtim gjatë seancës stërvitore të ditës së martë. Ai ka ndjerë një shqetësim në fund dhe stafi mjekësor e ka marrë në mbikëqyrje. 

TV3 raporton se nga skanimi është vënë re një problem muskulor në këmbën e djathtë.

Një dëmtim i tillë kërkon zakonisht 10 ditë, çka bën që Messi të mos jetë i gatshëm në takimin e parë pas rikthimit të futbollit në Spanjë. Katalanasit kanë në program një ndeshje me Mallorca, më 13 qershor. Kuptohet që argjentinasi nuk do të jetë i gatshëm.

Tre ditë më pas, më 16 qershor, Barcelona pret Leganes dhe me gjasa edhe në atë takim mund të kursehet, në mënyrë që në takimin kundër Sevilla, më 21 qershor, Messi të jetë në fushë dhe të japë kontributin e tij.