Edhe Demi Lovato reagon kundër Trumpit: Do paguash për heshtjen
Sharr Travel

Edhe Demi Lovato reagon kundër Trumpit: Do paguash për heshtjen

Demi Lovato e ka kritikuar ashpër presidentin Donald Trump.

Edhe këngëtarja e njohur Demi Lovato është përfshirë në debatin për personat me ngjyrë, shkruajnë mediat e huaja.

Ajo ka shkruar një reagim bashkë me Matthew Scott Montgomery dhe Sirah, pas deklaratave të Trumpit rreth ndalimit të protestave.

“Donald Trump, bëhu lideri që ne kemi nevojë të jesh. Unë në fakt po të lutem, sepse jemi të detyruar që të kemi ty president deri në nëntor, pastaj do të detyrohesh të paguash për heshtjen tënde, për mungesë së udhëheqjes dhe veprimeve”, ishin fjalët e saj.

Me moton “Black Lives Matter” tash e sa ditë po protestohet në Amerikë pas vrasjes së afro-amerikanit George Floyd./Lajmi.net/


MË SHUME NGA Magazina