16:02 / 04.06.2020
Sabri Fejzullahu i bashkohet aktivitetit të mbjelljes së drunjëve
Sot ka vazhduar aktiviteti i mbjelljes së drunjtëve në lagjen Lakrishtë në kuadër të iniciativës “Prishtina Green Week”.
Kësaj nisme i është bashkuar edhe këngëtari i njohur shqiptar Sabri Fejzullahu, i cili sot ka mbjellë një pemë në këtë lagje të Prishtinës.
Kujtojmë që Sabri Fejzullahu është një këngëtar tejet i dashur për publikun dhe mjaft aktiv në iniciativat e mira që organizohen në të mirë të vendit.























