Hoti: S`jam i zemëruar me Osmanin që nuk e udhëhoqi seancën
Sharr Travel

Hoti: S`jam i zemëruar me Osmanin që nuk e udhëhoqi seancën

Kryeministri i ri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka thënë se nuk ndihet aspak i zemëruar me kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanin, e cila nuk udhëhoqi seancën kur ai u zgjodh kryeministër.

Hoti ka folur të enjten në “Debat” te RTK.

“Është dashur (ta udhëhiqte v.j.), është obligim kushtetues, por ka të drejtë ta delegojë. Nuk më ka zemëruar. Fokusi im është në zbatimin e programit qeverises, jo te sjelljet e politikanëve. Fokusi im është te krijimi i një kulture krejt tjetër politike”, ka thënë ai.