Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`
Sharr Travel

Ky është programi i sotëm në `Mirëmëngjesi Kosovë`

Sot në emisionin e mëngjesit "Mirëmëngjesi Kosovë", në Radio Televizionin e Kosovës (RTK), do të diskutohet për tema të ndryshme, për të cilat do flasin mysafirët e ftuar.

Mysafirët e parë do të jenë Fatbardhë Kiqina, themeluese dhe iniciatore e “ALBFEM” dhe Anisa Rada, të cilat do të flasin për ALBFEM, platformë për fuqizimin e gruas shqiptare.

Kurse mysafir tjetër do të jetë Zeqir Veselaj, njohës i fushës së mjedisit, i cili do të flasë për Ditën Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit.

Në një lidhje të drejpërdrejtë do të jetë Zymer Mrasori, udhëheqës i Divizionit të Informimit, Ministria e Mjedisit, i cili do të na njoftojë më hollësisht për Ditën Botërore të Mbrojtjes së Mjedisit.

Emisioni i mëngjesit “Mirëmëngjesi Kosovë”, përpos bisedave në studio dhe lidhjeve të drejtpërdrejta nga vende të ndryshme të Kosovës, sjellë për shikuesit edhe storie të ndryshme të përgatitura nga gazetarët e RTK-së.