​Ngjarjet e datës 5 qershor
Sharr Travel

​Ngjarjet e datës 5 qershor

​Ngjarjet e datës 5 qershor 2020.

Ministri i Drejtësisë, Selim Selimi, merr zyrtarisht detyrën e ministrit të këtij dikasteri. (Ministria e Drejtësisë, objekti ish-Rilindja, kati IX, ora 9:00)

Mbahet mbledhja e Komisionit për Mbikëqyrjen e Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë ku raporton Drejtorit te AKI-së Kreshnik Gashi lidhur me gjendjen e sigurisë gjate periudhës se pandemisë dhe situatën aktuale. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 10:00)

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Pubblike shqyrton raportin e auditimit për PVF të Ministrisë së Drejtësisë për vitin e përfunduar me 31 dhjetor 2019. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 10:00)

Komiteti Olimpik i Kosovës (KOK) do të shënojë 5 qershorin – Ditën Botërore të Sportit dhe Ambientit, ku do të mbjellin lule. Marrin pjesë presidenti i KOK-ut, Besim Hasani dhe ministrja për Kulturë, Rini e Sport, Vlora Dumoshi. (Kopshti pranë Ministrisë për Kulturë, Rini e Sport, ora 10:00).

Komuna e Prishtinës fillon pastrimin e deponisë inerte në fshatin Lebane. (Fshati Lebane, ora:10)

Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës, përmes Drejtorisë për Administrimin e Parkut Kombëtarë “Sharri”, shënon 5 Qershorin – Ditën Botërore të Mjedisit. Ky aktivitet organizohet në bashkëpunim me organizatën ËËF zyra në Prishtinë. (Zona turistike e Prevallës, ora 10:00)

Me rastin e shënimit të “Ditës Botërore të Mjedisit Ministria e Zhvillimit Ekonomik dhe Ambientit në bashkë organizim me Ministrinë e Arsimit, Komunën e Prishtinës, Prizrenit, Suharekës, Gjilanit, Istogut, si dhe OJQ-të mjedisore, marrin pjesë në shënimin e kësaj feste mjedisore. (Liqeni i Vërmicës, Prizren, 10:30)

Për Ditën Botërore të Mjedisit, Instituti për Politika Zhvillimore (INDEP) mban diskutim me titull “Tani është koha për natyrën!”. (Hotel “Sirius”, Prishtinë, ora 11:00)

Kryetari i degës së PDK-së në Prizren Shaqir Totaj, mban konferencë për medie. (Zyrat e degës, Prizren, ora 11:00)

Protestë kundër qeverisë së re. (Para objektit të Qeverisë, ora 12:00)

Ministri i Ekonomisë dhe Ambientit, Blerim Kuçi, pranon detyrën. (Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit, ish-objekti i MZhE-së, ora 13:00)


MË SHUME NGA Aktuale