Themeluesi i “The Sweet” vdes në moshën 72 vjeçare
Sharr Travel

Themeluesi i “The Sweet” vdes në moshën 72 vjeçare

Themeluesi dhe basisti i The Sweet, Steve Priest ka vdekur në moshën 72 vjeçare, kanë konfirmuar ish-shokët e tij të bandës.

Lajmet për vdekjen e tij u ndanë në faqen zyrtare në Facebook të Sweet, me një deklaratë nga kitaristi i grupit Andy Scott.

Shkaku i vdekjes së Steve nuk është zbuluar.

Banda mori famë në vitet e ’70, me hitet përfshirë Ballroom Blitz dhe Fox On The Run.

Steve ka lindur në Hayes, Middlesex dhe filloi të luante bas si një i ri pasi u frymëzua nga artistë përfshirë Jet Harris të Shadoës, Rolling Stones dhe The Who.