Dua Lipa bashkohet me protestuesit e “Black Lives Matter” në Londër
Sharr Travel

Dua Lipa bashkohet me protestuesit e “Black Lives Matter” në Londër

Në Londër janë mbajtur protesta në kudër të “Black Lives Matter” në Hyde Park të mërkurën ku morën pjesë rreth 15 mijë persona.

Në mesin e protestuesve kishte edhe shumë fytyra publike që u mblodhën për tu solidarizuar me protesta të ngjashme dhe marshime që zhvillohen nëpër Sh.B.A që kanë nisur prej ditës në luftën kundër racizimit.

Në protestën në Londër mori pjesë edhe këngëtarja shqiptare Dua Lipa dhe i dashuri i saj, modelin Anwar Hadid, si dhe Liam Payne dhe Billie Piper.

24 vjeçarja u pa me një maskë fytyrë për të mbrojtur veten në mes të pandemisë koronavirus dhe në dorë mbante një banderolë ku shkruhej: “Kush po e heton policinë?”.

Bashkë me Duan dhe Anwar në protestë ishte edhe babi i këngëtares, Dukagjin Lipa.

Kujtojmë që në mbarë botën po bëhet thirrje në forma të ndryshe që të ndalet racizmi dhe dallimi në baza racore.