Kate Garraway në lot teksa kujton fjalët e fundit të burrit
Sharr Travel

Kate Garraway në lot teksa kujton fjalët e fundit të burrit

Kate Garraway-n e tradhëtuan lotët, teksa u hap për betejën e koronavirusit të burrit të saj, Derek Draper.

Ajo i kujtoi fjalët e tij të fundit para se mjekët ta futnin atë në gjendje kome.

Derek u dërgua në spital në fund të marsit, dhe që prej asaj kohe është duke luftuar me jetën e tij në kujdesin intensiv.

Kate thotë se virusi kishte bërë kërdi në trupin e tij.

53-vjecarja u emocionua teksa kujtoi fjalët e tij të fundit, para se të shkonte në gjendje kome.

“Ai ishte shumë keq. Ai po më lutej duke thënë: Nuk mund ta duroj këtë. Ndjehem sikur po mbytem. Të lutem, le të më vendosin në gjendje kome”, u shpreh ajo.

Mjekët kishin paralajmëruar më parë të mos e vendosnin Derekun, pasi mushkëritë e tij ishin ende duke punuar – por kjo ndryshoi vetëm disa ditë më vonë.

Në fund Derek i tha: Unë të dua, më vjen keq që duhet të të lë. Ti shpëtove jetën time.