13:48 / 05.06.2020
Draxler nuk dëshiron të humbë Evropianin
Julian Draxler është gati të largohet nga Paris Saint Germain për të luajtur edhe në një ekip që nuk është në Kupat e Evropës, vetëm e vetëm për të mos humbur Kampionatin Evropian me Gjermaninë.
26-vjeçari nuk është titullar nën drejtimin e trajnerit Tuchel, ndaj po shikon çdo mundësi, teksa një ofertë konkrete është ajo e Herthas së Berlinit që është gati t’i japë një pagë 4 milionë euro neto në vit për 4 sezonet e ardhshme.
Ndërkohë parizienët synojnë të arkëtojnë 20 milionë euro nga kartoni i fantazistit gjerman, edhe pse atij i ka mbetur vetëm një vit kontratë.























