Meta: Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi
Sharr Travel

Meta: Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, ka pritur sot në takim në Tiranë homologun e tij nga Kosova, Hashim Thaçi.

Kreu i shtetit shqiptar në Facebook ka njoftuar se në takim kanë shprehur gatishmëri për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve për të kaluar pasojat e pandemisë.

“Shprehëm gatishmërinë për vazhdimin e bashkëpunimit mes dy vendeve tona, me qëllim tejkalimin me sukses të pasojave social-ekonomike të pandemisë COVID-19, kthimin në normalitet të jetës së qytetarëve, dhe stabilizimin e plotë të lëvizjes së lirë të njerëzve dhe mallrave, veçanërisht me afrimin e sezonit veror turistik”.

Meta ka përmendur edhe rëndësinë e vazhdimit të dialogut Kosovë-Serbi.

“Është me rëndësi vazhdimi i dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin përfundimtar të marrëdhënieve mes këtyre dy shteteve, që do të garantojë jo vetëm njohje reciproke por edhe të ardhmen e tyre në BE. Bashkëjetesa midis shqiptarëve e serbëve është në interes të paqes, stabilitetit dhe perspektivës evropiane të rajonit tonë”.