Batatina: Llapi ka mundësin e artë për të dal në Evropë!
Skuadra e Llapit e ka rifilluar me fitore kampionatin në Ipko Superligën e Kosovës.
Në ‘Zahir Pajaziti’, Llapi i drejtuar nga Tahir Batatina fitoi me shifrat 4:1 përballë Dukagjinit të Klinës.
Pas ndeshjes, trajneri i Llapit, Tahir Batatina u shpreh i lumtur me fitoren.
“Kam kërkuar nga lojtarët të jenë të vëmendshëm, kemi mundur të shënojmë më shumë gola në pjesën e parë, por që iu kam thënë futbollistëve se pikët e plota duhet fituar”, tha fillimisht Batatina për SSK, transmeton Olle.
“Kjo skuadër e Dukagjinit nuk e meriton të bie nga liga, por i ka bërë disa gabime në fillim të kampionatit”.
“Goli i tretë i yni ishte gol i qetësisë, ku më pas me disa zëvendësime freskuam skuadrën ku më pas erdhi edhe goli i katërt”.
“Llapi nuk guxon të bie nga liga për shumë vite, dhe gjitha ndeshjet e fundit do të shkon të luajë futboll të bukur, sepse nuk dorëzohemi lehtë. Me 6 pikë diferencë për pozitën e dytë që dërgon në Evropë, atëherë kjo skuadër e Llapit ka një mundësi të artë për të arritur atë pasi luan me kundërshtarët direkt nga pozitat më të larta”, përfundoj Batatina.
Llapi tashmë gjendet në pozitën e pestë me 37-të pikë.
Kështu kjo skuadër afrohet vetëm në gjashtë pikë, zonës që dërgon në Ligën e Evropës.
Kurse, Dukagjini vazhdon të mbetet në pozitën e fundit, dhe drejt rrugës për në Ligën e Parë.























