19:08 / 05.06.2020
Lajm i mirë për Lazion, Strakosha gati për sfidat e reja
Thomas Strakosha duket se nuk do të humbasë asnjë ndeshje, pasi është rikthyer në fushë. Portieri shqiptar u rikthye në dispozicion të trajnerit Inzaghi.
Portieri e bëri me dije diçka të tillë me anë të një postimi në Instagram.
Ai postoi një foto nga qendra stërvitore e Formellos, teksa parashikohet të jetë titullar që në duelin e parë në kampionat.
Numri një i portës së Lazio ka bërë mjaft mirë këtë sezon, duke qenë portieri që ka pësuar më pak gola.
25-vjeçari ka patur oferta të shumta në merkato nga klubet angleze si Tottenham dhe Chelsea.























