​Parashikimi i motit në Shqipëri
Sharr Travel

​Parashikimi i motit në Shqipëri

Moti sot do të jetë me vranësira mesatare deri të dendura përgjatë gjithë ditës.

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se do të ketë reshje shiu të herëpashershme e lokalisht mesatar në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Lokalisht reshjet do të jenë edhe në formën e breshërit. Era do të fryjë me drejtim veriperëndim – juglindje e lehtë me shpejtësi 1-8m/s ndërsa përgjatë vijës bregdetare hera-herës me shpejtësi deri në 15m/s. Valëzimi parashikohet i forcës 0-1 ballë./ATSH/