Kololli shënon në fitoren e thellë të Zurich
Sharr Travel

Kololli shënon në fitoren e thellë të Zurich

Benjamin Kololli ka rigjetur golin pas një kohe të gjatë.

Anëtari i Kombëtares së Kosovës ka shënuar në miqësoren që Zurich e fitoi 5:1 kundër Vaduz.

Kololli shënoi në minutën e 24-të të ndeshjes, shkruan lajmi.net.

Për Zurich, në fushë u paraqitën edhe mesfushori Hekuran Kryeziu dhe mbrojtësi Mirlind Kryeziu.

Në Superligën e Zvicrës, ku janë zhvilluar 23-të xhiro, Zurich renditet në vendin e pestë me 32 pikë.