Sancho i vetëdijshëm për interesimin e Liverpoolit
Sharr Travel

Sancho i vetëdijshëm për interesimin e Liverpoolit

Jadon Sancho vazhdon të mbetet emri më i përfolur për tregun e transferimeve të vitit 2020.

Ylli anglez është dëshirë e shumë skuadrave, përfshirë edhe Real Madridin, ndërsa së fundit në garë ka hyrë edhe Liverpool.

Siç raporton Independent, Sancho ka mësuar për interesimin që Liverpool ka për të, përcjell lajmi.net.

Liverpool, edhe pse janë të gatshëm të hyjnë në bisedime për Sanchon, kanë frikë se financat e tyre nuk do të jenë në gjendje të përmbushin kërkesat e Borussia Dortmund.

‘The Reds’ së fundi shkaku i financave, kanë humbur mundësinë për transferimin e Timo Werner, i cili do të kalojë te Chelsea.