Beyonce inspiron të diplomuarit e vitit 2020
Këngëtarja amerikane, Beyonce Knowles, ka ardhur me një fjalim mjaft frymëzues për të gjithë të diplomuarit e vitit 2020.
38-vjeçarja i ka uruar të gjithë ata që kanë pasur vështirësi gjatë pandemisë coronavirus, shkruan Daily Mail.
“Ju jeni duke arritur gjëra që prindërit dhe gjyshërit tuaj nuk mund t’i imagjinonin për veten e tyre. Ju jeni përgjigjja e gjeneratës së lutjeve”, ka thënë ajo.

“Faleminderit për përdorimin e zërit kolektiv dhe që keni bërë të ditur se jeta e personave me ngjyrë ka rëndësi. Vrasja e George Floyd, Ahmaud Arbery, Breonna Taylor dhe shumë të tjerëve na ka bërë të të ndihemi të thyer. Ka lënë që i gjithë shteti të kërkojë një përgjigje”, vazhdoi ajo.
Më pas, këngëtarja nga Teksasi, e cila arriti famën në vitet e nëntëdhjeta përmes grupit “Destiny’s Child”, tregoi edhe për industrinë muzikore.
Duke inkurajuar njerëzit, Beyonce kishte thënë se në këto momente ndihet njëlloj sikurse të gjithë të tjerët.
Në fund të fjalimit, krijuesja e hitit “Crazy in Love” ftoi adhuruesit e saj të harrojnë gjithçka rreth vetes dhe të investojnë në veten e tyre.























