10:24 / 08.06.2020
Emily dhe Bear-McClard kërkojnë falje për përdorimin e fjalëve raciste
Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard kanë kërkuar falje publike.
Emily Ratajkowski dhe bashkëshorti i saj, Sebastian Bear-McClard kanë kërkuar falje publike për përdorimin e fjalëve raciste.
Ishte Sebastian ai i cili e ka bërë këtë nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Twitter.
“E përdora fjalën në mënyrë të vazhdueshme sikurse të ishte e jona. Por, nuk është, nuk ka qenë kurrë dhe nuk do të jetë asnjëherë. Në vitet e fundit kam mësuar shumë rreth privilegjeve të mia si mashkull dhe si person i bardhë, po ashtu për historinë e racizmit në këtë shtet”, ishin fjalët e tij.

























