14:40 / 08.06.2020
Cakaj bisedë me ministren britanike
Ministri në detyrë për Evropën dhe Punët e Jashtme, Gent Cakaj, zhvilloi gjatë ditës së sotme një bisedë telefonike me ministren për Fqinjësinë Evropiane dhe Amerikat të Mbretërisë së Bashkuar, Wendy Morton.
Diskutimi u fokusua veçanërisht në bashkëpunimin e shkëlqyer në kuadër të OSBE-së dhe në synimin e Shqipërisë për të shërbyer si anëtar jo i përhershëm i Këshillit të Sigurimit të OKB-së, në 2022-2023.
“Mbretëria e Bashkuar vlerëson lart ujdinë ndërpartiake për Reformën Zgjedhore dhe mbështet fuqishëm rrugën evropiane të Shqipërisë”- u shpreh Cakaj, referuar bisedës telefonike.
Gjithashtu, të dy ministrat u dakordësuan për të vazhduar bisedimet për lidhjen e disa marrëveshjeve, me qëllim thellimin e marrëdhënieve mes dy vendeve.























