Edhe Shkodra marshon kundër dhunës seksuale: Mos i prekni fëmijët
BKT
Shqipëri

Edhe Shkodra marshon kundër dhunës seksuale: Mos i prekni fëmijët

Thuajse në të gjithë vendin ka pasur reagime kundër dhunës seksuale ndaj fëmijëve.

E radhës ishte në Shkodër, ku qytetarët e kryeqendrës së Veriut reaguan në mbrojtje të fëmijëve.

Me dhjetëra ta rinj marshuan në rrugët e qytetit me pankarta nëpër duar, duke bërtitur "mos i prekni fëmijët".

Protestat kanë disa ditë që zhvillohen dhe shkak u bë përdhunimi i një 15-vjeçareje nga roja i shkollës në Babrru.

Reagimi më i fortë ishte ai i të rinjve, pak ditë më parë në Tiranë./noa.al


MË SHUME NGA Shqipëri