10:47 / 09.06.2020
S’ka karantinë për Justin dhe Hailey, çifti fillojnë pushimet
Çifti Bieber kanë nisur pushimet luksoze.
Dyshja kohë më parë u nisën për në një udhëtim luksoz në një park në Juta, me një automjet rekreativ ekstravagant (RV) që besohet se kushton mbi 1 milion dollarë, shkruan DailyMail.
Të Shtunën, Justin Bieber dhe gruaja e tij Hailey Bieber u panë duke u relaksuar në natyrë, pasi u zhveshën në rrobat e tyre të banjës për tu futur në një liqen, ku ndanë edhe disa imazhe intime.
Hailey dukej në formë të jashtëzakonshme teksa kishte zgjedhur një palë bikini me ngjyrë të gjelbër, ndërsa Justin u shfaq në një palë pantallona të shkurtër.























