Këngëtarja Bonnie Pointer ndërron jetë në moshën 69-vjeçare
BKT
Magazina

Këngëtarja Bonnie Pointer ndërron jetë në moshën 69-vjeçare

Bonnie Pointer, e njohur si një nga artistet e grupit “Pointer Sisters” ka vdekur në moshën 69-vjeçare, sipas një raportimi të Fox News.

Shkaku i vdekjes së saj thuhet të jetë një arrest kardiak, sipas Roger Neal.


“Është shumë e vështirë që unë duhet t’u njoftoj fansave të The Pointer Sister se motra ime, Bonnie vdiq sot në mëngjes. Familja jonë është e shkatërruar, në emër të vëllezërve dhe motrave të mia dhe të gjithë familjes Pointer, ne kërkojmë lutjet tuaja në këtë kohë”, tha Anita Pointer.

See the source image

Anita përmendi që Bonnie ishte ‘shoqja më e mirë’, duke thënë se ‘kurrë nuk kishin pasur luftë në jetën e tyre’. “Ajo ka filluar të më mungoj që tani, do ta shoh përsëri një ditë”, vazhdoi ajo.

See the source image

Bonnie dhe motrat e saj arritën famë të madhe në vitet e ’70 dhe ’80 me hitet e tyre si: “I’m So Excited dhe “Jump” (For my Love). ‘The Pointer Sisters’ kanë fituar tre ‘Grammy’ dhe ka fituar dhjetë nominime.


MË SHUME NGA Magazina