Këngëtarja tregon si e nxori nga dyqani shitësja raciste
BKT
Magazina

Këngëtarja tregon si e nxori nga dyqani shitësja raciste

Jo vetëm njerëzit e zakonshëm bien pre e racizmit. Ka edhe të famshëm që e kanë vuajtur racizmin po njësoj.

Ka qenë pikërisht këngëtarja e grupit të famshëm Spice Girls, Mel B e cila ka treguar një nga eksperiencat e saj, kur është diskriminuar për shkak të ngjyrës së lëkurës së saj.

Duke u frymëzuar nga protestat antiraciste, Black Lives Matter, Mel B ka shkruar një letër të hapur për “OK! Magazine”, ku shprehet:

“Edhe pse unë isha një këngëtare e famshme e grupit Spice Girls dhe po mbaja një koncert për Princin Charles dhe Nelson Mandela-n në Afrikën e Jugut, një shitesë në një dyqan luksi më kërkoi të dilja jashtë.”

Bëhet fjalë për vitin 1997, kur këngëtarja u ndje e poshtëruar nga shitësja.

“Vajzat e tjera të grupit u acaruan dhe filluan t’i bërtisnin shitëses. Ndërsa unë mbeta e shokuar dhe u vendosa shumë në siklet”, -ka thënë Mel B.

Këngëtarja ka treguar se e ka vuajtur racizmin që prej fëmijërisë dhe sidomos në shkollë.

Edhe gjatë kohës që ajo ka qenë pjesë e Spice Girls, kanë qenë të shumta herët kur është ndjerë e diskriminuar nga njerëzit, por gjithmonë ka pasur mbështetjen e vajzave të tjera të grupit, të cilat nuk e kanë bërë kurrë të ndihet keq.


MË SHUME NGA Magazina