Si rrallëherë, Eneda Tarifa flet për divorcin
Disa kohë më parë, Eneda Tarifa dhe ish-bashkëshorti i saj, Erjon Zaloshnja vendosën t’i jepnin fund martesës, duke ruajtur një marrëdhënie të mirë së bashku dhe duke qenë të dy prindër të përkushtuar ndaj vajzës së tyre.
Mirëpo, kur je personazh publik vështirë ta fshehësh për shumë gjatë një divorc. Kështu as Eneda nuk ia dalë. Divorci i saj u përfol gjatë në media, megjithatë këngëtarja nuk ka folur në lidhje me këtë çështje.
Ndërsa mbrëmë s’mund t’u shpëtonte pyetjeve të pafajshme të fëmijëve të “Në Kurthin e Piter Pan”, në lidhje me divorcin.
“Pse artistët divorcohen më shumë?” u pyet ajo.
“Jo se ne divorcohemi më shumë, por ne na duket më shumë, sepse jemi më të dukshëm për njerëzit e tjerë. Divorci është një proces që duhet trajtuar normalisht. Po u trajtua normalisht dhe po nuk u bë dramë, atëherë gjithçka shkon normalisht”, -u përgjigj këngëtarja.
























