Fqinjët të inatosur me çiftin Beckham: Po shkatërrojnë ambientin
BKT
Magazina

Fqinjët të inatosur me çiftin Beckham: Po shkatërrojnë ambientin

Gjatë kohës së pandemisë çifti Beckham dhe fëmijët e tyre janë karantinuar në shtëpinë e tyre në Cotswold.

Një zonë kjo shumë e preferuar nga VIP-at, sidomos gjatë kohës së karantinës.

Por duket se fqinjët s’janë aspak të lumtur që familja Beckham është shpërngulur aty, kjo pasi ata dëshirojnë të bëjnë shumë ndryshime në shtëpinë e tyre, që sipas fqinjëve do të shkatërrojnë ambientin.

Familja Beckham dëshiron të krijojë një tunel hyrjeje, shtëpiza sigurie dhe zgjerim të parkingut, për të cilat fqinjët s’janë aspak dakord, pasi sipas tyre gjëra të tilla s’janë normale për një fermë dhe në këtë mënyrë do të shkatërrojnë ambientin.

Por çifti Beckham është i vendosur për diçka të tillë, madje ka aplikuar edhe për leje.


MË SHUME NGA Magazina