14:00 / 09.06.2020
Shqipëria u lëkund 18 herë gjatë orëve të fundit
Nga deti në 26 nëntor, tashmë lëvizjet tektonike në Shqipëri janë zhvendosur në tokë duke shkaktuar jo pak shqetësim tek qytetarët.
Siç raporton IGJEUM, gjatë 48 orëve të fundit nëntoka shqiptare është lëkundur 18 herë nga tërmete me magnituda të ndryshme, ku spikat lëkundja e orës 17:21 e ditës së djeshme.
























