Apostolova takon Rakiqin, flasin edhe për vazhdimin e dialogut Kosovë-Serbi
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Pushtetit Lokal, Goran Rakic, ka takuar shefen e BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.
Sipas një njoftimi të Ministrisë të cilën e drejton Rakic, në këtë takim zëvendëskryeministri dhe ambasadorja Apostolova janë pajtuar që vazhdimi i dialogut është i rëndësisë së veçantë.
“Në takim është diskutuar për situatën aktuale politike, strategjinë e ardhshme për zhvillim ekonomik, luftën kundër pandemisë aktuale me COVID-19 dhe pasojat të cilat kanë ndikuar në jetën e përditshme të qytetarëve si në Kosovë ashtu edhe në të gjithë regjionin. Zëvendëskryeministri Rakić dhe ambasadorja Apostolova pohuan se vazhdimi i dialogut është i rëndësisë së veçantë për normalizimin e marrëdhënieve dhe bashkëpunimin e mëtejmë”, thuhet në njoftimin e MPL-së.























