Themeluesi i kompanisë "CrossFit" jep dorëheqje pas postimit për Floyd
BKT
Magazina

Themeluesi i kompanisë "CrossFit" jep dorëheqje pas postimit për Floyd

Greg Glassman tha se ai "ka shkatuar përçarje në komunitetin e `CrossFit` dhe ka lënduar pa dashje shumë anëtarë të tij".

Themeluesi dhe shefi ekzekutiv i ndërmarrjes personale të fitnesit "CrossFit", Greg Glassman të martën dha dorëheqje dhe u tërhoq nga postimi i diskutueshëm në Twitter lidhur me vdekjen e George Floyd që shkaktoi zemërim, transmeton Anadolu Agency.

"Të shtunën unë shkaktova një përçarje në komunitetin e 'CrossFit' dhe padashje lëndova shumë prej anëtarëve të tij. Që kur kam themeluar 'CrossFit' 20 vjet më parë ai është bërë rrjeti më i madh i palestrave në botë", tha Glassman në një deklaratë.

Ai shkaktoi një polemikë pasi shkroi: "Kjo është FLOYD-19" në një reagim pas mesazhit të Institutit për Shëndetësi Metrike dhe Vlerësim i cili tha se "racizmi dhe diskriminimi janë çështje kritike të shëndetit publik që kërkojnë një përgjigje urgjente".

Gjithashtu, BuzzFeed News raportoi se Glassman minimizoi protestat që kërkojnë drejtësi për Floydin. "Ne nuk mbajmë zi për George Floyd. Nuk mendoj se unë ose ndonjë nga stafi im mban zi", tha Glassman gjatë një takimi me video-konferencë në Zoom.

"A mund të më thoni pse duhet të mbaj zi për të? Për më tepër kjo është një çështje që ka të bëjë me të bardhët - përveç kësaj, më jep një arsye tjetër", raportohet të ketë thënë pronari i palestrës, sipas BuzzFeed.

Në deklaratën e tij, Glassman tha se nuk mund ta lejojë "që sjellja e tij të qëndrojë në rrugën e misioneve të shtabit ose bashkëpunëtorëve. Janë shumë të rëndësishëm për t'i rrezikuar".

Të dielën, Glassman kërkoi falje për deklaratat e tij, duke thënë se "Ishte një gabim, jo ​​raciste por një gabim" pasi Reebok dhe shumë kompani thanë se do të ndërpresin bashkëpunimin me kompaninë e fitnesit.

Dorëheqja erdhi në të njëjtën ditë kur Floyd, një afroamerikan 46-vjeçar, arrestimi fatal i të cilit nxiti protesta ndërkombëtare dhe ringjalli thirrjet për një rishqyrtim të madh të sistemit të drejtësisë penale të SHBA-së.

Videoja e një dëshmitari të arrestimit të Floydit në Minneapolis të Minesotas më 25 maj pasi ai raportohet se u përpoq të përdorte një bankonotë të falsifikuar 20 dollarëshe në një dyqan lokal shkaktoi protesta masive që dolën përtej kufijve të Amerikës.

Floyd është parë i shtrirë në tokë i prangosur nga një polic i bardhë i Minneapolisit, të cilit ia kishte vendosur gjurin në qafë për gati nëntë minuta.

Floyd dëgjohet duke iu përgjuar oficerit, i cili u pushua nga puna, duke i thënë se nuk mund të merrte frymë, duke thirrur nënën e tij dhe duke thënë "gjithçka më dhemb". Këto ishin disa nga fjalët e tij të fundit para se të humbte vetëdijen. Oficeri vazhdoi të qëndrojë në të njëjtin pozicionin mbi qafën e Floydit.

Autopsia e pavarur zbuloi se Floyd ka humbur jetën nga "asfiksimi nga presioni i vazhdueshëm".


MË SHUME NGA Magazina