Hoti: E kam mbështetjen e akademikëve për bisedimet me Serbinë
Kryeministri Avdullah Hoti ka thënë se ka marrë përkrahje nga Akademia për qasjen e tij rreth negociatave me Serbinë.
Hoti sot ka shkuar në Akademinë e Shkencave, për të folur rreth dialogut me Serbinë.
Shkrimi i plotë:
Procesi i dialogut me Serbinë duhet të zhvillohet duke e patur një konsensus të brendshëm shtetëror, ndërsa imperativ për të arritur këtë objektiv është bashkëpunimi dhe transparenca e plotë.
Në kuadër të shpalosjes së kornizës për procesin e dialogut, sot kam takuar anëtarët e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, nga të cilët mora mbështetje të fuqishme për qasjen e Qeverisë së Kosovës në këtë proces.
Po ashtu, kam filluar takimet edhe me partitë politike dhe në bashkëpunim me vendet e Kuintit dhe të gjithë partnerët e tjerë vendas, do të punojmë për arritjen e objektivave tona të përbashkëta.
#QeveriaHoti #RKS























