Berat: Përmbyten rrugë e lagje, dëme të mëdha dhe në të mbjella
BKT
Shqipëri

Berat: Përmbyten rrugë e lagje, dëme të mëdha dhe në të mbjella

Moti i keq me rrebeshe shiu që ka përfshirë gjatë pasdites Beratin ka shkaktuar përmbytje në rrugë dhe lagje të qytetit.

I favorizuar edhe nga era e fortë, shiu ka bllokuar rrugët kryesore ashtu edhe ato të shumë lagjeve të qytetit, duke vështirësuar mjaft lëvizjen e automjeteve dhe të këmbësorëve.

Situata më problematike paraqitet në akset rrugore ‘Spital-Uznovë’,’Kthesa e Gjykatës’,’Stadiumi i Vjetër’, ‘Agjensi’ etj,ku duket qartë që uji që ka vërshuar në rrugë dhe ka mbuluar edhe trotuaret.

Vërshimi i ujërave të përrenjve ka sjellë përmbytje edhe në lagjen "Donika Kastrioti", "Çlirim" si dhe ne disa zona perreth.

Në rrugë kanë dalë tashmë edhe punonjësit e Ndërmarrjes së Pastrimit në bashkinë e Beratit, të cilët po bëjnë të mundur zhbllokimin e pusetave, në mënyrë që të mundësohet edhe tërheqja e ujit nga rrugët.

Kjo situatë në Berat përsëritet sa herë që ka reshje intensive shiu dhe shkak për këtë mendohet të jetë bllokimi i tubacioneve të ujërave të larta, të cilat bëjnë që i gjithë uji të vërshojë në çdo rrugë e lagje të qytetit.

Nuk kanë munguar edhe dëmet në bujqësi, kryesisht në Polis dhe Sopot.


MË SHUME NGA Shqipëri