19:20 / 10.06.2020
Reali dhe City e duan mbrojtësin e Interit, ja sa kërkojnë zikaltërit
Real Madrid është prej kohësh në kërkim të një zëvendësuesi për Sergio Ramosin, me spanjollin që është në përfundim të karrierës.
Drejtuesit madrilenë kanë pikasur prej kohësh qendërmbrojtësin e Interit Milan Skriniar si një përforcim ideal në mbrojtje.
Për 25-vjeçarin, përveç Real Madridit interesohet edhe skuadra e Manchester Cityt me Pep Guardiolën që e pëlqen shumë lojtarin. Duke u nisur nga këto rrethana, klubi i Interit e ka vënë një çmim për mbrojtësin sllovak.
Ajo skuadër që do të marrë Skriniarin duhet t’i paguajë klubit italian 80 milionë euro.























