Anulohen festivalet ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’ për vitin 2020
BKT
Magazina

Anulohen festivalet ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’ për vitin 2020

Festivalet e njohura të muzikës që organizohen në ambiente të jashtme në Kaliforni, ‘Coachella’ dhe ‘Stagecoach’, këtë vit janë anuluar për shkak të pandemisë së coronavirusit.

Zyrtari i Shëndetit Publik i Qarkut Riverside Dr. Cameron Kaiser, njoftoi anulimet këtë mërkurë.

“Jam i shqetësuar pasi COVID-19 mund të përkeqësohet edhe në vjeshtë”, ka thënë Kaiser përmes një postimi në Twitter.

“Për më tepër, ngjarjet si Coachella dhe Stagecoach përfshihen në fazën e katërt sipas guvernatorit Newsom, për të cilën ai më parë ka deklaruar se do të kërkonin trajtime apo një vaksinë për të hyrë. Duke pasur parasysh rrethanat dhe potencialin e parashikuar, nuk do të isha i qetë të ecja përpara”, vazhdoi më tej ai.

Të dy festivalet fillimisht ishin shtyrë nga prilli deri në tetor për shkak të shqetësimeve të COVID-19, por tani janë anuluar tërësisht.

Rage Against the Machine, Frank Ocean dhe Travis Scott ishin disa nga artistët që do të kryesonin ‘Coachella’ në Empire Polo Grounds më 9 tetor përpara se të bëhej anulimi.

Ky festival sivjet u anulua për herë të parë që nga viti 2000.

Coachella u mbajt së pari në 1999 dhe më pas mori një vit pushim përpara se të fillonte rrugëtimin e saj gati 20 vjeçar.

Siç raportohet, janë mbi 137,146 raste të konfirmuara me coronavirus në Kaliforni ndërsa deri më tani kanë vdekur 4,752 persona./Telegrafi/

Sipas planit të governatorit Gavin Newsom, Kalifornia aktualisht është në fazën e dytë duke lejuar që vendet e punës që kanë më pak rrezik të hapen në respektimin e disa masave. 


MË SHUME NGA Magazina