14:26 / 11.06.2020
Pas katër orësh diskutimi deputetët shkojnë në pauzë
Pas katër orësh diskutimi deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë shkuar në pauzë.
E pas kthimit nga pauza seancën do ta udhëheq nënkryetarja e Kuvendit, Arberie Nagafci.
Ndryshe deputetët e Kuvendit të Kosovës sot janë mbledhur për të diskutuar dhe votuar një numër të madh projektligjesh.























