David dhe Victoria krenar që djali i tyre
Brooklyn Beckham mori pjesë me të dashurën Nicola në protestën e “Black Lives Matter”.
Victoria dhe David Beckham kanë ndarë me krenari foto të djalit të tyre Brooklyn dhe të dashurës së tij Nicola Peltz nga protesta e Black Lives Matter në Nju Jork, shkruan TheSun.
Brooklyn, 21 vjeç, doli në rrugë në një nga protestat që kanë shpërthyer pas vdekjes së George Floyd në duart e policisë amerikane muajin e kaluar.
Një foto e shpërndarë në Instagram tregon Brooklyn pranë Nicolas, e cila po mbate një pankartë të Black Lives Matter, ndërsa të dy shihen me maska në fytyrë.
Të dy Victoria dhe David treguan se sa krenarë ishin për çiftin me postimet që i bënë në Instagram.
Victoria shkroi: “Shumë krenare me ju @brooklynbeckham dhe @nicolaannepeltz. Ju dua dhe më mungoni të dy kaq shumë xxx #blacklivesmatter.”
Babai Beckham shkroi “Shumë krenar me ju @brooklynbeckham dhe @nicolaannepeltz.”
Brooklyn nuk e ka parë familjen e tij të famshme muajt e fundit për shkak të rregullave të bllokimit.
Ai ishte në SHBA me të dashurën, kur Britania mbylli kufijtë për shkak të pandemisë, ndërsa pjesa tjetër e familjes mbeti e izoluar në rezidencën e tyre në Costwolds. /Lajmi.net/
























