11:24 / 12.06.2020
Arrestohet djali i legjendës së NBA, akuzohet se theri fqinjin
Djali i Kareem Abdul-Jabbar u arrestua të mërkurën pasi policët thonë se ai e theri disa herë fqinjin e tij.
28-vjeçari Adam Abdul-Jabbar është arrestuar dhe përballet me akuzë për sulm me armë vrasëse. Policia lokale ishte lajmëruar për këtë sulm më 9 qershor rreth orës 22:00, mirëpo rasti është raportuar vetëm tani nga TMZ Sports
“I dyshuari, që është fqinj i viktimës, u arrestua pas incidentit”, tha një zëdhënës i policisë, transmeton GE.
Policia thotë se viktima kishte shkuar vetë në spital, pasi kishte pësuar lëndime të shumta trupore, të cilat megjithatë nuk ishin vdekjeprurëse.
Rasti është ende nën hetime, ndërsa as Adam e as Kareem Abdul-Jabbar nuk pranuan ta komentojnë rastin për mediat amerikane.























