11:51 / 12.06.2020
Osmani: Rrugëtimi ynë nuk do të përmbyllej pa përkushtimin e miqve tanë
Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani në seancën solemne për nder të Ditës së Çlirimit ka kërkuar unitet për një paqe të qëndrueshme me Serbinë, por duke ruajtur dhe mbrojtur sovranitetin e vendit.
Kryeparlamentarja në përvjetorin e 21 të Çlirimit duke shprehur falënderimet për miqtë ndërkombëtar theksoi se ata e kanë shpëtuar nga zhbërja Kosovën.
“Aleancat ndërkombëtare na shpëtuan nga zhbërja, rrugëtimi ynë nuk do të përmbyllej kurrë pa përkushtimin e miqve tanë”, tha ajo.























