14:41 / 12.06.2020
Van Dijk hyn në historinë e Liverpoolit, bëhet lojtari më i paguar
Van Dijk do të bëhet lojtari më i paguar në historinë e Liverpoolit pasi nga kontrata e re do përfitojë 220.000 stërlina në javë.
Mbrojtësi holandez do të nënshkruajë një kontratë 5 vjeçare me të kuqtë. Për Van Dijk ishte interesuar PSG me francezët që ishin gati ti ofronin një pagë më të lartë sesa ajo e ekipit anglez por mbrojtësi ka refuzuar edhe për arsyen se Liverpool e ka thuajse të fituar kampionatin.
Holandezi aktualisht fiton 180.000 stërlina në javë por me kontratën e re do përfitojë edhe më shumë.























