14:49 / 12.06.2020
Operohet ylli i Bayernit, surpriza e madhe është Arjen Robben
Lajm jo i mirë për Bayern Munchen, pasi një prej titullarëve është operuar dhe do të mungojë për tre javë.
Bëhet fjalë për mesfushorin Thiago Alcantara, i cili ka pasur një problem në ijë dhe trajneri Hans-Dieter Flick e ka zbuluar këtë në konferencën e sotme për shtyp.
“Thiago i është nënshtruar një operacioni në ijë. Ai do të duhet të ndalojë për tre javë. Vendosëm ta bënte tani atë ndërhyrje dhe mund të jetë gati për finalen e Kupës”, u shpreh mes të tjerash trajneri i Bayern Munchen.
Një ditë më parë bavarezët janë habitur nga Arjen Robben. Holandezi u shfaq në qendrën stërvitore të klubit gjerman dhe u stërvit në shoqërinë e Holger Broich.
Bild raporton se nuk po përgatitet ndonjë rikthim, për të shuar zërat e merkatos.























