VV sot organizon ditën e mërgatës
BKT
Lajme

VV sot organizon ditën e mërgatës

Lëvizja Vetëvendosje ka njoftuar se në kuadër të javës tradicionale të Lëvizjes, sot organizojnë ditën e mërgatës, ku prej orës 18:00, do të ketë një bashkëbisedim virtual me anëtarë e bashkatdhetarë në të cilën marrin pjesë kryetari Albin Kurti, sekretarja organizative Vlora Haxhimehmedi dhe deputetja Fitore Pacolli.

“Mërgata ka qenë dhe mbetet jetike për ekzistencën dhe zhvillimin e vendit. Ajo është jo vetëm ndihmë, por është edhe dashuri e pakushtëzuar ndaj vendit. Mërgata nuk është jashtë, ajo është gjysma e jonë”, thuhet në njoftimin e VV-së.


MË SHUME NGA Lajme