Ramos optimist: Kemi 10 finale, do të bëjmë maksimumin
Sergio Ramos është shprehur optimist rreth mundësisë që Real Madrid të fitojë titullin kampion.
Kapiteni i ‘Los Blancos’, Sergio Ramos, ka thënë se ai dhe shokët e tij do të japin gjithçka në mënyrë që të triumfojnë në La Liga.
Fitorja kundër Eibar u ka dhënë zemër lojtarëve të Real Madrid, të cilët tashmë kanë Barcelonën vetëm dy pikë larg.
“Kemi 10 finale, do të bëjmë maksimumin për të fituar titullin e La Liga. Jam i lumtur me tri pikët dhe që filluam të luajmë përsëri.”, ka thënë Ramos.
“Ishte paksa e çuditshme pas një kohe të vështirë për të gjithë, unë doja që si kapiten, të jap motivim për secilin. Ishte situatë e vështirë, kur nuk mund të dilnim nga shtëpitë, por duhet gjithmonë të sjellim pozitivitet edhe nga gjërat e këqija”, ka përfunduar kapiteni i Realit.
Sergio Ramos ishte në mesin e lojtarëve që shënoi në fitoren 3-1 të të Real Madrid kundër Eibar.























