Ledri Vula dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin e tyre
BKT
Magazina

Ledri Vula dhe MC Kresha publikojnë bashkëpunimin e tyre

Dy reperët e njohur të skenës muzikore shqiptare kanë bashkuar forcat për të sjellë një produksion të ri muzikor.

MC Kresha dhe Ledri Vula publikuan bashkëpunimin e tyre që mban titullin “Gjiganta”.

Kënga është shoqëruar dhe me një videoklip, ku dy artistët shihen duke kënduar në rrugët e një qyteti në miniaturë.

 

Ledri Vula në komentin e tij bashkëngjitur postimit në Instagram shpreh edhe vlerësimin e tij për MC Kreshën, duke u shprehur se titulli i këngës “Gjiganta”, i shkon më së miri reperit.

“Titulli i këngës ‘Gjiganta’ të shkon ty. Nuk të shoh vetëm si shok e artist të madh, po edhe si kontribuesin më të madh të hip-hopit”.


MË SHUME NGA Magazina