Agon Amiga: “Nuk ia fali Getit, se nuk u tregu burrë!”
BabaStars është një prej label-ave më të njohur në shqiptari. Por, përçarja e këtij label-i ka kohë që është përfolur në mediat rozë. Duket se marrëdhëniet mes anëtarëve, nuk kanë gjetur vend as për raporte profesionale, e aq më pak miqësore dhe familjare, siç ishin dikur.
Këtë e ka pranuar vetë njëri nga themeluesit e BabaStars, Agon Sylejmani (Agon Amiga), në një intervistë ekskluzive për emisonin nZa të RTK-së, me Egzona Rafuna dhe Arbër Zeka.
I pyetur se si qëndrojnë raportet me Getoar Selimin, Agon Amiga fillimisht u shpreh se me deklaratat e tij asnjëherë nuk dëshiron t’i zhgënjejë adhuruesit e Babastars dhe nën emocione thotë se e ka shumë të vështirë të flasë për këtë emër për të cilin është punuar shumë dhe është derdhur djersë, mund e gjak.
Duke treguar se është një nga pronarët e BabaStars, Agoni shprehet se rrethanat brenda grupit kanë ndryshuar dhe që secili është i fokusuar në punën dhe interesat e veta personale, me një fjalë janë shpartalluar.
Pos tjerash, Agon Amiga rrëfehet edhe për raportet e tij me dy anëtarët tjerë të këtij label-i, Majk dhe Onat, ku shprehet: “Këta mujnë me qenë BabaStars, këta janë me kontratë në BS. Unë s’kam asgjë personale me asnjërin, por marrëdhënie shoqërore nuk kam me askënd.”
I pyetur se ka dhënë apo ka marrë më shumë nga BabaStars, Agoni vazhdon të shprehet se është një nga personat që ka dhënë më së shumti për këtë emër, madje edhe “jetën”. “Çka kom dhonë unë për BabaStars, nuk mundet me u ble as me pare, as me kurgjo hiç.”, shtoi tutje Agon Amiga.
Dy të parët e këtij labeli, Agoni dhe Geti, janë njohur për shoqërinë dhe raportet e tyre të ngushta mes vete, dhe I pyetur se a ekzistojnë më këto raporte, Amiga u shpreh “Fatkeqsisht Jo. Personalisht kam jep shumë, e dijnë ata. E kam jep edhe jetën për këtë emër. Por kohëve t’fundit kanë nis “lojna të femnave” me lujtë, dhe unë nuk I kam qef këto, unë jam njeri direkt, I them senet në sy.” Madje shprehet se një gjë nuk ja fal dhe nuk dëshiron t’ia fal Getit, “Pse s’u ardhë si burrat me thonë “A din cka Agon, deri qitu u kon, edhe unë s’po du me pas punë me ty. Ti vazhdoje rrugën tënde, une tëmës dhe unë ja kisha zgjatë dorën ja kisha bo’ hallall. Por ja nisën me bo lojna grash dhe me punu mas shpine, e unë nuk I kam qef ato sene, kshtuqë çdo sen ka përfundu.” – kështu e mbyllë Agon Amiga deklaratën e tij sa I përket BabaStars.
Ndër të tjera ai foli edhe për dy projektet e publikuara së fundmi “Krejt kto tripa” dhe “Push it” ft. Mercy, për të cilat shprehet se mund të jenë edhe dedikime. “A e din qysh po I thojmë kësaj pune, kush e gjen vetën aty, është I mirëseardhur”- ka thënë ai.
Intervistën e plotë të Agonit dhënë për emisionin n’Za e gjeni në linkun poshtë.
N’Za, cdo të shtunë nga ora 18:00 në RTK.























