Vanessa Bryant merr vendimin drastik në të mirë të familjes së saj
BKT
Sport

Vanessa Bryant merr vendimin drastik në të mirë të familjes së saj

Në janar të këtij viti, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant dhe vajza e tij 14-vjeçare, Gianna, humbën jetën në një aksident tragjik me helikopter, së bashku me 7 persona të tjerë.

Tashmë, bashkëshortes së Bryant, Vanessa-s, i duhet të rrisë e vetme 3 vajzat e tjera dhe për t’u shëruar më shpejt nga dhimbja e madhe, asaj i është dashur të marrë vendimin drastik.

Në një postim në InstaStory, Vanessa ka treguar se ajo dhe vajza 17-vjeçare kanë bllokuar të gjitha adresat e fansave të Kobe-it në Instagram.

“Faleminderit shumë për dashurinë! Unë dhe Natalia fatkeqësisht jemi detyruar të bllokojmë të gjitha faqet e fansave sepse ka qenë shumë e vështirë të futesh online dhe të shikosh vazhdimisht foto të të dashurve tanë, Gigi dhe Kobe. Bllokimi i faqeve të fansave ka ndihmuar në ndryshimin e algoritmit. Ju duam, por ju lutem kuptojeni që na u desh ta bënim këtë për t’u shëruar, jo sepse nuk ju vlerësojmë.”- sqaron Vanessa ndjekësit në një postim në Instagram.