Koronavirusi, mbyllet çerdhja nr.16 në ish-Bllok
BKT
Shqipëri

Koronavirusi, mbyllet çerdhja nr.16 në ish-Bllok

Çerdhja numër 16 në kryeqytet raportohet të jetë mbyllur sot. Mësohet se vendimi është marrë pas dyshimeve se një ose më shumë edukatore kanë rezultuar pozitive me Covid-19.

Kësisoj është kërkuar që i gjithë stafi i çerdhes do të qëndrojë në karantinë prej 14 ditësh nëpër banesat e tyre. Po ashtu mësohet se janë vënë në dijeni prindërit që të marrin fëmijët e tyre, të cilët s’do mund t’i çojnë më aty në dy javët e ardhshme.

Nuk ka ende një konfirmim zyrtar se sa persona kanë rezultuar pozitiv me Covid-19. Kujtojmë që javët e fundit ka një rritje të ndjeshme të shifrave sa i takon rasteve me Covid-19. Vetëm sot  ISHP konfirmoi 69 të prekur, shifër e cila nuk ishte regjistruar as në kulmin e pandemisë./Shekulli


MË SHUME NGA Shqipëri