Thaçi thotë se e mirëpret  ftesën e SHBA-së për dialog
BKT
Lajme

Thaçi thotë se e mirëpret  ftesën e SHBA-së për dialog

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se e mirëpret ftesën e SHBA-së për rifillimin e dialogut me Serbinë. 

Ai ka reaguar pas postimit të të dërguarit të posaçëm për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell, se palët do të ftohen më 27 qershor në Washington.

“Udhëheqja dhe mbështetja amerikane kanë qenë gjithmonë vendimtare për të ardhmen e prosperuar të Kosovës. Prandaj, unë mirëpres ftesën për të rifilluar dialogun për normalizimin e marrëdhënieve nën udhëheqjen e Presidentit Donald Trump dhe emisarit Richard Grenell”, ka shkruar Thaçi në Twitter.


MË SHUME NGA Lajme