Rekord rastesh të reja me Covid: 82 të infektuar dhe 1 i vdekur
BKT
Shqipëri

Rekord rastesh të reja me Covid: 82 të infektuar dhe 1 i vdekur

Janë raportuar 82 raste të reja me koronavirus në 24 orët e fundit në Shqipëri.

Nga këto, 18 raste janë vetëm në Shkodër duke e kthyer këtë qytet në një vatër të rrezikshme virusi.

Kujtojmë se ditën e djeshme kishim 69 raste të reja. Deri tani numri total i të prekurve nga Covid ka shkuar në 1672.

Ne 24 orët e fundit ka ndërruar jetë një pacient 68 vjeç nga Puka, i cili vuante nga spok dhe ishte ne gjendje te rende  i intubuar prej disa ditësh. Pavarësisht përpjekjeve të stafit mjekësor 68 vjeçari nuk ka mundur të mbijetojë.

Aktualisht në spitalin Infektiv po marrin shërbim 50 pacientë, 8 prej tyre janë në terapi intensive, ndërsa 2 janë të intubuar. Në Shqipëri janë aktualisht 571 persona aktivë me COVID19, kryesisht në Tiranë, Shkodër, Krujë.


MË SHUME NGA Shqipëri